Kanuni i Lekë Dukagjinitseeders: 2
leechers: 0
Kanuni i Lekë Dukagjinit (Size: 213.17 KB)
DescriptionKanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët. Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër. Gjithsej janë gjashtë kanune "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë". 186 faqe gjithsej Sharing Widget |